Festat në Vlorë, 250 forca policie në terren për sigurinë

schedule10:54 - 25 Dhjetor, 2017

schedule 10:54 - 25 Dhjetor, 2017

250 forca policie janë angazhuar në shërbim të përforcuar për festat e fundvitit në Vlorë. Kontrolle do të ketë në pikat hyrëse dhe dalëse por edhe në brendeësi të qytetit.

Efektivët e policisë do të mbikëqyrin çdo lëvizje për të ndaluar edhe persona të shpallur në kërkim.

Shefi i  rendit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë Shpëtim Hasanaliaj u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të kenë kujdes gjatë festave për të shmangur ndonjë aksident të mundshëm./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!