Festat/ Hotelet e restorantet të prenotuara, në Vlorë 70 % të rezervuara, drejt mbylljes edhe Elbasani

schedule17:56 - 18 Dhjetor, 2023

schedule 17:56 - 18 Dhjetor, 2023

Me festat në prag, hotelet dhe restorantet në shumë qytete të vendit janë duke mbyllur prenotimet për fundvit.

Në Vlorë lokalet, por edhe strukturat akomoduese janë të rezervuara në masën 70%.

Përveç shqiptarëve interes për të festuar ndërrimin e viteve në Vlorë kanë treguar edhe të huajt. Italianët mbeten besnik.

Në disa restorante çmimet e darkës së Vitit të Ri nisin nga 6 mijë lekë për person.

Rezervimet drejt fundit janë edhe në restorantet e Elbasanit, tregues se shqiptarët po preferojnë që festat t`i kalojnë jashtë shtëpisë. Megjithatë destinacionet më të preferuara në Shqipëri për Krishtlindje dhe natën e Vitit të Ri vijojnë të mbeten Tirana, Durrësi, Korça dhe Pogradeci.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!