Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në prag të festave të nëntorit u ka kërkuar qytetarëve që të mos dalin nga shtëpitë. Patriot është ai që rri në shtëpi, tha ministrja, jo ai, që del për të festuar në këtë periudhë.
“Do të jemi shpejt në një periudhë festash të nëntorit, të gjithë duhet ta vendosim në plan të parë, një element shumë të rëndësishëm kufizimin e kontakteve. Patriot do të jetë ai që do të dojë veten dhe të afërmin duke ndenjur pranë familjes. Kjo është ndihma” tha ajo.
Shqetësimi kryesor sot i ministers është thyerja e karantinës. “Nëse ka një shqetësim është a bëhet shkak një peson i dyshuar pozitiv apo i testuar pozitiv, shkak për të infektuar shumë të tjerë. A duhet të jemi vallë më të përgjejgjshëm kundër këtij armiku të padukshëm. Këtu është detyra dhe qëllimi i punës sonë” tha ajo.
Në fjalën e saj për mediat, ministrja pranoi vonesën pak ditë më parë për përgjigjet e testeve, por shtoi se tashmë ai problem ka kaluar. “Duhet ta themi, që edhe ju e keni mirëkuptuar tashmë momentin e javëve më parë kur ka pasur një rritje të numrit të testimeve, është tejkaluar si një problematikë momentale.
Aktualisht më shumë se 70% e rasteve, që lidhen me simptomat, mësuesit, kategoritë prioritare, që janë në spitale apo që janë me simptoma me skeda të përcaktuara, dhe në mënyrë urgjente futen në testimet e laboratorëve tanë, patjetër është që të kemi një kohë sa më të shpejtë në marrjen e analizës. Por asnjë qytetar nuk do të mbetet pa trajtuar” përfundoi Manastirliu./ db/Abcnews.al