Qeveria rajonale në Madrid ka njoftuar se do të mbyllen kufijtë me rajonet e tjera mes 4 dhe 14 dhjetorit.
Kjo është një përpjekje e radhës e qeverisë së qytetit në përpjekje për të ndaluar transmetimin e virusit në në kohën e pushimeve që merren me rastin e festave.
Gjatë kësaj kohe, udhëtimi për në dhe jashtë rajonit do të jetë e ndaluar ose do të justifikohet vetëm për raste emergjente.
“Duam që situata të jetë sa e mirë që të jetë e mundur ndërsa i afrohemi Krishtlindjeve,” u shpreh Antonio Zapatero, ministri i Shëndetësisë për rajonn të premten.
Shtetrrethimi kombëtar në Spanjë, i deklaruar nën gjendjen aktuale të emergjencës, pritet që të qëndrojë në fuqi, deri për të paktën fillimin e vitit tjetër.
Në Madrid, njerëzit janë të detyruar që të qendrojnë në shtëpi nga mesnata deri në gjashtë të mëngjesit, ndërsa grumbullimet kudo tjetër në Spanjë, janë të limituara në gjashtë persona. s.b/abcnews.al/