Pavarësisht problemeve financiare, Bashkia e Lezhës ia kushtoi vëmendjen e duhur dekorit festiv të Krishtlindjeve dhe vitit të ri. Duke iu përmbajtur traditës, pema e stolisur me drita shumëngjyrëshe u ndez mbrëmjen e 6 dhjetorit në sheshin e Besëlidhjes. Kryetari i bashkisë Lezhë Fran Frrokaj ua besoi fëmijëve çelësin e ndezjes së dekorit festiv, e kjo si një formë bestytnie se drita ndizet gjithnjë nga më të rinjtë. Ceremonisë për ndezjen festive të dritave dekoruese në qytet iu bashkuan dhjetra qytetarë./abcnews.al