Fundviti do të sjellë edhe një bonus për familjet në nevojë dhe pensionistët. Bëhet fjalë për shumën 3 mijë lekë që do të shkojë për çdo familje që merr ndihmë ekonomike dhe ato që kanë persona me aftësi të kufizuara. Ndërkohë pensionistët do të marrin bonusin prej 5 mijë lekësh.
Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoresha e Përgjithshme e Buxhetit në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Mimoza Dhëmbi.
“Përveç bonusit prej 5 mijë lekësh për pensionistet, këtë vit do te jepet bonus prej 3 mije lekësh për familjet me ndihme ekonomike dhe për familjet që kanë persona me paaftësi. Vendimi pritet të miratohet sot në qeveri. Deri më tani nuk ka vendim për shpërblim për administratën”, tha ajo./abcnews.al/