Festa lokale në Lundër, Veliaj dhe Klosi ftesë për qytetarët

schedule15:30 - 22 Mars, 2019

schedule 15:30 - 22 Mars, 2019

Një ndër festat lokale të agroturizmit u zhvillua në Lundër të Tiranës. Të pranishëm ishin dhe ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi dhe kryetari i Bashkisë  Erion Veliaj të cilët folën për më shumë vëmendje ndaj fshatit.

Erion Veliaj ka një tjetër dasmë dhe në të i fton të gjithë. Kryebashkiaku i Tiranes tregon datën dhe vendin. Kryetari i Bashkise i referohet Kongresit të Partisë Socialiste ku Kryeministri Edi Rama do ta zyrtarizojë si kandidatin e socialisteve ne garën për Tiranën.  Ndërkohë Erion Veliaj tregon planet nëse qytetaret i besojnë një tjetër mandat për të qeverisur kryeqytetin.

Këto ErionVeliaj i bëri të ditura nga Lundra ku bashkë me ministrin e Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi mori pjesë në festen lokale të agroturizmit dhe produkteve bio të zonës. Agroturizmi po zë gjithnjë e më shumë vend në ekonominë e Tiranës. Shumë familje i janë kushtuar zhvillimit të tij duke u bazuar në produktet e zonës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!