Festa e Vitit të Ri në shkollën speciale “Zëra jete”

schedule15:51 - 4 Dhjetor, 2021

schedule 15:51 - 4 Dhjetor, 2021

Nga Aldo Kozarja

Për këtë fëmijë me aftësi ndryshe Skënderbeu është figura më e rëndësishme në vend.

“Kam bërë Skëndëbeun dhe kemi zbukuruar klasën. Skendërbeu e ka çliruar Shqipërinë nga turku.”

Mateo që kur është regjistruar në shkollën speciale ka përmirësuar ndjeshëm aftësitë e tij krijuese.

Një orë mësimi, në një klasë me nxënës me aftësi të kufizuar, është shumë ndryshe nga një orë e zakonshme. Mësueset e shkolle speciale “Zëra jete” në Elbasan tregojnë se dhënia e shërbimeve të duhura në kohën e duhur është faktor i rëndësishëm në përmirësimin e gjendjes së tyre.

“Të punosh me këta fëmijë është në kënaqësi. Ashtu siç thatë edhe ju edhe pse specialë, këta fëmijë arrijnë të bëjnë gjëra të mrekullueshme.” 

“Këto fëmijë edukatën më të bukur që kanë është dashuria që na dhurojnë. Në këtë punë ata ndihen të aftë për të bërë diçka. Por edhe aktivizohen. Me anë të ngjyrave na tregojnë për emocionet e tyre.”

Drejtoresha e kësaj shkolle Rezarta Biçoku tregon për punën që bëjnë mësuesit e kësaj shkolle çdo ditë me fëmijët.

“Kësaj kategori duhet ti falësh dashuri. Edhe pse kam shumë vite që punoj dhe përballja ka qenë e ndryshme kam arritur t’ia dal. Integrimi i tyre është shumë i rëndësishëm. Shkolla ka qenë e hapur dhe bashkëpunues. Duke parë metodat e  punës.”

Shkolla speciele “Zëra jete” ka nevoje për përmirësim të infrastukturës të përshtatshme me problematikat e fëmijëve. Në këtë shkollë publike të hapur në vitin 1984 trajtohen  nga 23 mësues dhe punonjës socialë, 61 fëmijë me aftësi ndryshe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!