Festa e Pavarësisë në kohë pandemie, Rama e nis ditën me fjalë të çmuara nga Ismail Qemali

schedule07:26 - 28 Nëntor, 2020

schedule 07:26 - 28 Nëntor, 2020

28 nëntori i 2020 shënon edhe 108 vjetorin e Pavarësisë së vendit.Kuvendi Kombëtar i Vlorës mbledhjen e tij të parë e mbajti u mbaj më 28 nëntor 1912, me aktin shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar nga Perandoria Osmane.

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore dhe luftërave të pareshtura që bënë shqiptarët për çlirimin e vendit.

Këtë vit Festa e Flamurit këtë vit do të festohet në kushte pandemie, për shkak të kushteve pandemike ceremonia në sheshin e flamurit do të diktohet nga rregullat kufizuese.

Përveç krerëve te shtetit ne Vlorë do ketë shumë vizitorë, ndaj kreu i bashkisë ka një thirrje për ata qe duan te festojnë; të shmangin grumbullimet.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në ditën e Flamurit ka zgjedhur që ditën ta nisë me fjalë të çmuara nga Ismail Qemali.

“Flamuri ynë, n’atdhenë t’onë të lirë. Rroftë Flamuri!Rroftë Shqipërija!”/abcnews.al