Festa e Pashkës në qytete të ndryshme të vendit me pak besimtarë: Zoti e bëftë mirë!

schedule17:52 - 19 Prill, 2020

schedule 17:52 - 19 Prill, 2020

Pashkët këtë vit janë festuar në kushte izolimi. Kishat dhe në qytete të tjera të vendin kanë kryer ritet më dyer të mbyllura.

Vetëm disa besimtarë të devotshëm kanë thyer karantinën dhe kanë ndjekur meshën në orët e mesnatës.

Në Vlorë vetëm pak besimtarë ata më të devotshmit kanë qënë në kishë disa me leje e disa pa leje.

“Jemi të detyruar të vijmë edhe pse i thyejmë pak rregullat, të marrim dritën dhe ta çojmë në shtëpi”, shprehet një besimtare.

“Shume e varfër, Zoti e bëftë mirë”, thekson një tjetër qytetare.

Ndërsa një besimtare shprehet se e rëndësishme është që të shpëtojmë njerë nga kjo që na ka zënë .

Edhe At kostandini tregon se kjo pashkë ishte e pazakontë.

“Në këto vite besimi të krishterë, asnjëherë nuk ka ndodhur që pashka të festohet pa besimtarë. Por në këtë situatë edhe kisha është e rregullt që të zbatojë udhëzimet e qeverisë dhe u kërkojmë falje besimtarëve që nuk patën mundësi të vinin. Krishti u ngjall, Gëzuar Pashkët”, shprehet ai.

Ndërsa në orët e para të mëngjesit besimtarët fierakë ka guxuar të dalin për pak momente për të hyrë në kishë dhe të ndezin një qiri.

Kishat kanë mbyllur derën për të mbrojtur nga virusi besimtarët dhe në qytete të tjera të vendit, në Berat, Gjirokatës dhe Korçë. Ata pak persona janë kryesisht gazetarë dhe personel i kishës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!