Real Madrid siguroi një fitore të madhe kundër Barcelonës mbrëmjen e kaluar. Dy golat e Vinicius dhe Mariano Diaz i dhuruan tre pikët skuadrës së Zidane dhe parakalimin e katalanasve në renditje. “Los Blancos” kryesojnë me 56 pikë, ndërsa Messi me shokë ndjekin me një pikë më pak.
Suksesi në El Clasico ka krijuar një atmosferë fantastike te Reali, që nuk fitonte në “Santiago Bernabeu” ndaj Barcelonës për llogari të kampionatit prej 25 tetorit të vitit 2014. Lojtarët kanë festuar gjatë në dhomat e zhveshjes dhe, sigurisht që, më shumë jashtë saj. Ajo që ka rënë në sy është mungesa e Gareth Bale.
Uellsiani e ndoqi gjithë takimin nga pankinë dhe nuk u zgjodh nga Zidane për të zbritur në fushë. Në fotot që lojtarët kanë publikuar në rrjetet sociale dallohet mungesa e sulmuesit. Kjo ka shkaktuar polemika në Spanjë. Aty ishin të pranishëm edhe lojtarët e dëmtuar e ata të pezulluar. Të gjithë bashkë në festën e madhe, përveç Bale për të cilin Mundo Deportivo shkruan se u largua i pari nga stadiumi pas ndeshjes. /abcnews.al
❌ Bale, fuera de todas las fotos
? Zinedine Zidane no contó con el galés en #ElClásico ante el FC Barcelona ni siquiera en la segunda parte y el futbolista volvió a marcharse del Santiago Bernabéu con prisa https://t.co/VWs3qDzoUs pic.twitter.com/WqVhp2WQuv
— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) March 2, 2020