Festa e Lunikut/ Promovohet turizmi malor në Parkun Kombëtar të Shebenikut

schedule15:28 - 3 Gusht, 2024

schedule 15:28 - 3 Gusht, 2024

Në zemër të Parkut Kombëtar të Shebenikut u zhvillua festa e Lunikut.

Një aktivitet për të promovuar turizmin malor dhe traditën e zonës.

Ministri I Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla u kthye në vendlindje në Librazhd dhe mori pjesë në këtë festë.

Zoti e ka bekuar Librazhdin me një nga Parqet Kombëtare më të mëdha, Parkun e Shebenikut, i cili është një zonë që ka burime të mëdha natyrore sa i përket zhvillimit të Agroturizmit. Mendoj se është koha e duhur për ta përdorur këtë bukuri natyrore në funksion të zhvillimit ekonomik dhe social të kësaj zone.

Për fushën e Letmit një hapësirë prej 300 hektarësh bashkia e Librazhdit ka gati projektin për zhvillimin e turizmit malor. Ndërkohë kryebashkiaku ftoi  sipërmarrësit për të investuar.

Kjo festë lokale organizohet për të 17  vit radhazi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!