Ylli i PSG-së dhe 7 herë lojtari më i mirë i botës, Lionel Messi, ka lënë Parisin për t’u kthyer në Argjentinë për festën e Krishtlindjes.
Messi u kthye në vendlindjen e tij më një charter privat ku me të ishin edhe bashkëkombasit e tij në klubin francez, Angel Di Maria, Mauro Icardi dhe Leandro Parades bashkë me familjet e tyre.
Kështu së paku bën të ditur Mundo Deportivo, charteri thuhet se zbriti në Rosario më pak se 24 orë pas barazimit 1:1 të PSG ndaj Lorient. /abcnews.al