Festa e Krishtlindjes/ Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë mbahet mesha për besimtarët ortodoksë

schedule10:16 - 25 Dhjetor, 2023

schedule 10:16 - 25 Dhjetor, 2023

TIRANË- Besimtarët katolikë dhe ortodoksë në gjithë botën festojnë festën e Krishtlindjes, ndërsa luten për më shumë mbarësi, shëndet dhe begati në gjirin e tyre familjar. Si në çdo vend tjetër, edhe në Shqipëri besimtarët ndezin qirinj dhe luten për shëndet.

Në Katedralen “ Ngjallja e Krishtit” në Tiranë po mbahet mesha për Krishtlindje nga besimtarët ortodoksë.

Të shumtë janë besimtarët ortodoksë në kryeqytet, të cilët i janë drejtuar kishës për të marrë pjesë në ceremoninë e lutjes.

Besimtarët katolikë mbajtën në mesnatë meshën e tyre, ndërsa u lutën dhe uruan njëri tjetrin për Krishtlindje të Bardha dhe të gëzuara.

Krishtlindja është festa e dytë më e rëndësishme në kalendarin e besimtarëve katolikë dhe ortodoksë, pas Pashkës. Sipas besimit ortodoks dhe katolik, në këtë ditë ka ardhur në jetë nga Virgjerësha Mari, shpëtimtari Jezu Krishti, biri i Perëndisë./ abcnews.al