Festa e grurit në Pojan të Fierit, tradita që bën bashkë bujqit, folkun dhe historinë mbi 2500 vjeçare

schedule18:51 - 19 Qershor, 2022

schedule 18:51 - 19 Qershor, 2022

Nga Adriana Mile

Në Pojan të Fierit u festua për të tretin vit radhazi festa e grurit, një festë tradicionale e përvitshme e organizuar nga Bashkia e Fierit.

Në 1 nga 100 fshatrat më të bukura shqiptare, në Pojan, erdhën për të festuar me qindra vizitorë nga i gjithë Fieri, Shqipëria e diaspora.

Në një manifestim jo të zakontë traditash dhe ritualesh myzeqare, vendasit i kënduan edhe këtë vit me të gjithë folkun e vetë bukës dhe grurit të ri, që vazhdon të jetë një nga prodhimet kryesore të  bujqësisë së Myzeqesë që prej 2500 vitesh.

“Po tregon se është një festë fantastike ….për të festuar festën e bukës së re”, deklaroi Subashi.

Bujq, prodhues buke, restorante tradicionale, mekanizatorë, myzeqarë, artistë e artizanë u bënë bashkë për të treguar potencialin turistik e mikpritës të një fshati të tërë, i cili mban në territorin e vetë Apoloninë e lashtë.

Festa e grurit bëri bashkë, gjithashtu, bujqit me përfaqësuesit e politikës, në një kohë kur Myzeqeja e Fierit këtë vit shënon rendimente historike të prodhimit të grurit, çmim më të lartë të grurit, por ka kapacitete të pamjaftueshme për grumbullimin e tij, çmime jo të përballueshme për mekanizatorët, faktorë këto që  ulin fuqinë tregtuese të bujqve dhe vënë në presion çmimin e grurit në treg.

“…Ajo që mund t’ju them, këtë vit çmimi do të jetë 50 lekë……kam folur me grosistët që çmimi i grurit të jetë në këto nivele”, tha Balla.

“Një gjë dua të theksoj, që duhet të rrisim kapacitetet grumbulluese….”, u shpreh një fermer.

E në fund, ata që përballen me gjithë problematikat e një sezoni të tërë të prodhimit të grurit, janë autokombajneret, të cilët këtë vit, ishin të vetmit që nuk “volën” “të mirat” e subvencionimit të naftës nga qeveria shqiptare. Naftën e mori fermeri, i cili nuk e përcolli tek mekanizatorët.

” Subvensioni i naftës është ndarë një pjesë e vogël, tek fermerët, që për mendimin tim ….dhe është ndarë një pjesë e vogël nafte”, njw tjetwr fermer.

Festa e grurit në Pojan të Fierit, do të jetë gjithmonë një festë midis gëzimit të vendasve dhe vizitorëve të shumtë, por edhe vendi kur bujqit do të vënë në pozitë të vështirë politikën për mbrojtjen e interesave të tyre.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!