Festa e golit, fitorja dhe tre rivalët për titullin: Rrëfehet Dejvi Bregu

schedule18:55 - 3 Mars, 2021

schedule 18:55 - 3 Mars, 2021

Dejvi Bregu po kalon një moment shumë të mirë dhe është rikthyer në liderin e Teutës. Sot realizoi një gol të rëndë dhe të rëndësishëm dhe shumë të bukur, që i dhuroi ekipit bregdetar suksesin 1-0 kundër Vllaznisë kryesuese.

Goli i shtatë sezonal në Superiore për sulmuesin vlonjat, i cili foli pas ndeshjes për Supersport në lidhje me suksesin e sotëm. “Mora një goditja në gju në pjesën e parë, por nuk besoj se rrezikoj.

Kam hasur shumë vështirësi në fillim, por shpresoj ta ndihmoj skuadrën sa më shumë. Pavarësisht kësaj fitores së sotme, e cila ishte e rëndësishme, e kemi deklaruar se jemi pretendentë për titull kampion.

Të njëjtën rast kam pasur edhe me Kukësin, festimin e golit e bëra me disa djem nga Durrësi. Ata më thanë do të bësh gol dhe ua dedikova atyre.

Titulli? Vllaznia, Partizani dhe Laçi, për të trija kam shumë respekt, lufta është e fortë, por shpresoj të shpallemi ne kampion në fund“, deklaroi Bregu. /abcnews.al