Festa e Birrës shndërron në arenë festive Terminalin në Korçë: Ultra fare

schedule22:00 - 20 Gusht, 2021

schedule 22:00 - 20 Gusht, 2021

Sonte është nata e tretë e festës në Korçë. Qytetarë e turistë vijojnë të mbushin hapësirat e Terminalit, një nga zonat e nxehta në Korçë në këto net festive.

Padyshim Birra Korça, që është dhe simboli i kësaj feste dhe birrës shqiptare ka qenë kurora e mbrëmjes dhe më zgjedhura nga qytetarët. Teksa një pjesë e mirë kanë zgjedhur Birrën Tirana.

“Ne jetojmë në Australi, jemi për festën e Birrës, çunat performojnë nesër. Kemi qenë dhe herë tjetër. Korça ultra fare. Ne na pëlqen shumë. Njerëzit janë me shumë kulturë”, tha një qytetar.

“Jam nga Korça, vij çdo vit. Padyshim që zgjedh Birrën Korça. Sot kam ardhur me miq, netët e tjera me familjen. Na ka munguar vitin e kaluar që nuk u bë”, tha një qytetar tjetër.

Mbrëmja po vijon në një atmosferë festive, me muzikë e këngë të performuara nga artistë të huaj dhe shqiptarë./ BW

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!