Festa e beqarisë kthehet në tragjedi, avioni rrëzohet në Iran

schedule15:45 - 12 Mars, 2018

schedule 15:45 - 12 Mars, 2018

Vajza e një miliarderi turk ka humbur jetën në një incident ajror sëbashku me 7 shoqet e saj dhe 3 anëtarët e ekuipazhit. Çarteri, me të cilin po ktheheshin në Stamboll nga Emiratet e Bashkuara Arabe, është rrëzuar në një zonë malore të Iranit, duke mos lënë të mbijetuar.

Po ktheheshin nga festa e beqarisë së një shoqes së tyre, por avioni privat me të cilin po udhëtonin është rrëzuar, për shkaqe që ende duhen verifkuar. Incidenti ka ndodhur në një mal në jugperëndim të Iranit. Kjo ishte një vdekje tragjike për Mina Basaran, 28 vjeç, vajza e pronarit të kompanisë turke me të njëjtim emër, që operon në sektorë të ndryshëm dhe pronare e çarterit, bashkë me 7 miket e saj dhe 3 anëtarët e ekuipazhit.

Gjatë kthimit nga festa, pak orë pas atij imazhi të gëzimit, të cilin e kishte publikuar në Instagram, avioni privat që do e dërgonte në atdhe është përplasur mbi një mal poshtë qiellit të Iranit. Sipas rindërtimit të ngjarjes, mjeti fluturues, një “Challenger 604”, ishte nisur nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe po kthehej për në Stamboll, kur papritur u zhduk nga radarët. Disa çaste më pas ka ardhur dhe konfirmimi që avioni është rrëzuar në provincën Chahar Mahal-Bakhtiari, rreth 400 kilometra nga Teherani.

Bëhet fjalë për një zonë shumë të izoluar në mallet Zadros. Ndërkohë, ekipet e shpëtimit në vendngjarje kanë hasur shumë vështirësi për shkak të shirave të rrëmbyeshëm. Ata kanë konfirmuar se kanë gjetur 11 trupa të pajetë mes mbetjeve të çarterit. Gjithashtu raportojnë se do të duhet ekzaminimi i AND-së për të identifikuar viktimat, pasi kanë pësuar djegje të rënda për shkak të shpërthimit të avionit./abcnews.al