Festa e 7 Marsit, nxënësit e gjimnazeve mbjellin pemë për mësuesit

schedule13:12 - 7 Mars, 2019

schedule 13:12 - 7 Mars, 2019

“Mbill një pemë për mësuesin”, është nisma më e re e bashkisë së Tiranës, të cilën kryetari Erion Veliaj  thotë se do ta kthejë në traditë.  Keëtë shtatë mars bashkisë iu bashkuan nxënësit e gjimnazeve “Ismail Qemali” dhe “Asim Vokshi”.

Nxënësit e gjimnazeve “Ismail Qemali” dhe “Asim Vokshi” ne Tirane zgjodhën t’ia urojnë ndryshe festën e 7 Marsit mësuesve të tyre. Bashkë me kryebashkiakun Erion Veliaj  mbollën pemë. Drejtoresha e shkollës “Ismail Qemali” u shpreh se kjo nismë synon edhe rritjen e ndërgjegjësimit tek të rinjtë për të qenë pranë natyrës.

“I bashkohemi bashkisë për pyllëzimin dhe gjelbërimin e mjedisit ku jetojmë. Sigurisht, kjo ka të bëjë me një ekologjizëm shpirtëror, me një ndjesi ndërgjegjësimi e përgjegjësie, por më shumë me një ndjeshmëri që këta të rinj i shprehin mjedisit sot, për ta pasur edhe nesër”.

Bashkia e Tiranës synon që një nismë të tille ta kthejë në traditë.

“Një festim i 7 Marsit ndryshe: me lule që ndoshta zgjasin 24 orë apo pemë që zgjasin 24 apo 48 vite? Jam shumë i lumtur që jo vetëm “Ismail Qemali”, por shumë shkolla në Tiranë na janë bashkuar në fushatën e mbjelljes së pemëve. Hera e parë që 7-8 marsin ia kushtojmë me një pemë mësuesve dhe nënave tona dhe besoj që do kemi filluar një traditë që do ta mbajmë çdo vit”

Ndërkohë Veliaj përsëriti apelin e tij drejtuar banorëve të Tiranës të kontribuojnë për të shtuar hapësirat e gjelbra në kryeqytet. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!