Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka uruar mësuesit me rastin e Festës së 7 Marsit.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Nikolla shkruan se talenti dhe përkushtimi I akademikëve është investim për të ardhmen e vendit.
“Me rastin e 7 Marsit, Festës së Mësuesit, mirënjohje dhe urimet e mia të përzemërta për koleget dhe kolegët mësuese e mësues.
Për dashurinë, dijet dhe vlerat që u japin vajzave dhe djemve të Shqipërisë.
Talenti, përkushtimi dhe sakrifica e tyre janë investimi më i mirë për të ardhmen.
Sepse progresi i arsimit është kusht dhe faktori kryesor i progresit të vendit.”, shprehet ajo. /abcnews.al