Festa e 1 qershorit/ Tiranë, bulevardi pa makina, aktivitete për fëmijët

schedule15:15 - 1 Qershor, 2024

schedule 15:15 - 1 Qershor, 2024

Në Tiranë 1 qershori ishte një ditë pa makina. Disa rrugë u bllokuan për qarkullimin e tyre dhe bashkia organizoi aktivitete për fëmijë.

Në bulevardin “Dëshmoret e Kombit”  të vegjlit u argëtuan duke mësuar.

Piktura e punimet prej balte tërhoqën vëmendjen e tyre.

Një pjesë e bulevardit u përshtat si pistë patinazhi.

Nuk munguan as produktet artizanale.  Të shumtë ishin prindërit dhe fëmijët që kishin dalë për të festuar.

Një pistë biçikletash iu shtua kryeqytetit këtë 1 qershor. Krybashkiaku  Erion Veliaj ishte për ta përuruar.

Ndërsa programi  “Art dhe Zeje”, që nxit kreativitetin tek fëmijët do shtrihet në çdo shkollë.

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve është një moment ku vëmendja e autoriteteve dhe shoqërisë përqendrohet tek më të vegjlit, tek respektimi i të drejtave dhe  mirëqenies së tyre.