Festa antikushtetuese/ Gegaj: Nuk u përkrah as nga vetë shteti i Bosnjës. Prenkaj: Rusia e interesuar për një front të ri lufte në Ballkan

schedule16:30 - 9 Janar, 2024

schedule 16:30 - 9 Janar, 2024

Si çdo 9 janar, entiteti serb ka festuar “Ditën e Republikës Srpska”, festë e cila është në kundërshtim me vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnje dhe Hercegovinës. Udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik u thuri lavde kriminelëve të dënuar të luftës dhe akuzoi Shtetet e Bashkuara për “luftë hibride” kundër Republikës Serbe.

Kjo çështje u diskutua këtë të martë në emisionin “Ballkan Update”, mes ambasadorit Albert Prenkaj dhe funksionarit të DPS-së Nikollë Gegaj. Nisur dhe nga qendrimet dhe fjala e Dodik, i cili tha ‘Rroftë Serbia, Rusia dhe bota ortodokse’,  Prenkaj deklaroi se Rusia është e interesuar për një front të ri lufte në Ballkan.

Ikonografia që kanë shpalosur serbët nuk është diçka e panjohur. Kjo ikonografi është një vazhdimësi e idesë nacionaliste të serbëve në Bosnje, qofshin ata në Serbi, apo Mal të Zi, apo në Kosovë.

Momenti që është përzgjedhur është ndërhyrja ruse në Ukrainë për të dytin vit radhazi, apo ndërhyrja e Hamasit në Gaza. Tani ka një interesim të fillojë një konflikt i ri mes Kosovës dhe Serbisë, i cili ka ngelur i ngrirë, duke pasur parasysh dhe rastin e Banjskës.

Siç e përmendët ju në të tre rastet, këto festat janë shpallur jokushtetuese. Madje, kemi pasur dhe raste paralajmërimi”, tha ndër të tjera ambasadori.

Ndërsa, Gegaj ka thënë se kjo festë nuk përkrahet as nga bashkësia kombëtare dhe as nga vetë shteti i Bosnjes, por Andrija Mandiç e mbështeti pasi u organizua nga Dodik.

“Ajo ç’ka është pozitive dhe vlen të përmendet, është se Mandiç bëri një gjimnastik politike, e përkrahi Dodik, por nuk shkoi në festë, dhe shkuan dy përfaqësues të tjerë, një prej liderëve të frontit demokratik të serbëve, i cili është përshëndetur me Dodik. Ndërsa, sot shohim një festë antikushtetuese, që është organizuar me iniciativën e Dodik. Këtë lloj manifestimi nuk e kanë bërë njerëzit e thjeshtë, por njerëzit që drejtojnë shtetin. Kjo festë nuk përkrahet as nga bashkësia kombëtare dhe as nga vetë shteti i Bosnjës”, u shpreh ndër të tjera Gegaj./abcnews.al