“Fertilizimi in vitro” mundësi për çiftet që nuk kanë fëmijë, mjekja: Është rritur numri i atyre që nuk lindin

schedule16:37 - 26 Mars, 2021

schedule 16:37 - 26 Mars, 2021

Për të gjithë ata çifte që nuk kanë arritur që të  realizojnë ëndrrën për të pasur një fëmijë,do të gjejnë zgjidhje në  klinikën e fertilitetit  në spitalin “Hygeia”.

Mjekja obstetër gjinekologe njëkohësisht specialiste e fertilitetit, Otilja Dekovi tregon se kohët e fundit ka pasur një rritje të rasteve të çifteve që nuk arrijnë të kenë një fëmijë.

Shifrat kanë qenë në rritje ka arsye të ndryshme për këtë, është e nevojshme që të bëhen studime në lidhje me këtë. Çifti pas një viti të marrëdhënies së pambrojtur dhe nuk ka sukses duhet të paraqitet prani klinikës in vitro”, ka thënë mjekja.

Në realizimin e Procedurës in vitro detajet  janë ato që bëjnë diferencë pasi trajtimi i bërë si duhet ndihmon në realizmin e procesit.

“Identifikimi i shkaqeve të inferlitetit është baza e suksesit, pasi gjendet baza.  Nuk është se të gjithë çiftet duhet ti nënshtrohen fertilizimit, pasi ka dhe metoda të tjera shumë të thjeshta”, shprehet ajo.

Doktoreshë Otilia Dekovi  sqaron  për të gjithë çiftet e interesuara se proçedurat e ndjekura janë shumë të thjeshta

Çifti infertil nuk duhet të druhet të paraqitet për konsultë dhe të marrë trajtimin adekuat. Nuk duhet që të kenë frikë nga metodat e reja të riprodhimit”, ka thënë mjekja.

75% e çifteve të trajtuara në klinikën e fertilitetit në Spitalin Hygeia kanë  arritur  të finalizojnë me sukses përpjekjet e tyre në shtatzëni./abcnews.al