Ferrero e thotë troç: Koronavirusi nuk vret, stadiumet të qëndrojnë të hapura

schedule14:33 - 14 Tetor, 2020

schedule 14:33 - 14 Tetor, 2020

Italia po goditet tashmë nga vala e dytë e koronavirusit dhe rastet në shtetin fqinj janë rritur ndjeshëm në ditët e fundit. Megjithatë, presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero, kërkon që stadiumet të mbeten ta hapura të paktën në 30% të kapacitetit të tyre. Ai deklaron se e respekton virusin, por nuk duhet ekzagjeruar me situatën që po kalojmë.

“Unë e respektoj koronavirusin, që në të vërtet është një mostër. Por ne duhet ta kalojmë atë. Nuk vdesim nga virusi. Sigurisht që duhet ta respektojmë sëmundjen, por jo ta ekzagjerojmë atë. Shkencëtarët shkojnë në televizor dhe të gjithë deklarojnë ndonjë gjë ndryshe. Ditën e djeshme unë iu nënshtrova testin sepse kisha një takim dhe ishte diçka e shpifur”, deklaron italiani për “Radio Capital”.

“Nuk duhet të investojmë në gjëra që nuk ekzistojnë. Stadiumet duhet të vazhdojnë të jenë të hapura në 30% të kapacitet të tyre. Pasiguria vret mendjen e njerëzëve. Shumë shpejt ne do të mbyllim spitalet pasi do të jenë plot me njerëz. Fillimisht u mbyllën kinematë, tashmë futbolli, por shumë shpejt ata do të ndalojnë jetën”, përfundon Ferrero. /abcnews.al