“Ferrari” i Dhurata Dorës thyen rekord, mbi 1 milion klikime vetëm në 24 orë

schedule14:30 - 29 Qershor, 2020

schedule 14:30 - 29 Qershor, 2020

Dhurata Dora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare. Ajo ka qenë shumë aktive me projekte muzikore, të cilat janë pëlqyer shumë nga publiku.

Së fundmi, këngëtarja i është rikthyer skenës muzikore me një super këngë dhe që padyshim rezultoi një sukses. “Ferrari” ka arritur të marrë më shumë se 1.5 milion klikime në Youtube brenda 24 orëve.

Kënga vjen me një klip atraktiv dhe ku këngëtarja shfaqet mjaft tërheqëse. Kënga “Zemër” në bashkëpunim me Soolking, e bëri këngëtaren shqiptare të njohur përtej estradës shqiptare.

Kënga ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, e cila pas një viti nga lançimi ka marrë më shumë se 450 milion klikime në Youtube./ abcnews.al