Me ardhjen, në krye të pankinës së “katalanasve” të Barcelona, një nga kërkesat e para të merkatos së teknikut Xavi ishte “fantazisti” spanjoll, Ferran Torres, për kartonin e të cilit, “blaugranat” derdhën në arkat e “qytetarëve” të Manchester City, plot 55 milionë euro.
Këtë të enjte, vetëm sulmuesi spanjoll ka zbuluar disa “prapaskena” të merkatos së atij janarit, që e risolli në La Liga, “prapaskena”, të cilat kanë lidhje me teknikun Pep Guardiola, i cili mesa duket nuk i është “shuar” ende dashuaria për Barça-n.
“Pep më pyeti: ‘A do të shkosh te Barcelona? Unë thjesht nuk mund të të pengoj. Barça është skuadra ime dhe, nëse klubet bien dakord, ti mund të largohesh. Barcelona mbetet Barcelona’, më tha Guardiola atëherë”,- zbuloi “ylli” i sulmit të “blaugranave”. /i.m /abcnews.al