Feronikeli i pamëshirshëm, “manita” Ferizajt

schedule15:04 - 28 Shtator, 2019

schedule 15:04 - 28 Shtator, 2019

Feronikeli do titullin sërish dhe për këtë duhen fituar sa më shumë ndeshja. Sot skuadra nga Drenasi ka mposhtur me rezultatin 5-0 Ferizajn dhe për kampionët në fuqi ka qenë një mision krejtësisht i lehtë. Siç edhe thuhet, dita e mirë duket që në mëngjes.

Feronikeli e nisi më së miri, duke shënuar dy gola me të zakonshmin Kastriot Rexha. Në fundin e pjesës së parë realizoi edhe Mendurim Hoti dhe praktikisht ndeshja mund të konsiderohej e mbyllur. Gjithsesi ishin edhe 45 minuta për t’u luajtur.

Pati sërish gola dhe skënën këtë herë e mori mesfushori Haxhi Neziraj. Ish-lojtari i Flamurtarit të Vlorës dhe Dritës ishte i motivuar dhe ia doli të shënonte edhe dy gola të tjerë, duke i çuar shifrat në 5-0. Më pas Feronikeli u kursye dhe tanimë mendon për ndeshjen e radhës. Me këtë fitore, skuadra nga Drenasi ka marrë kryesimin me 15 pikë.

IPKO SUPERLIGA E KOSOVËS – JAVA 7
E shtunë, më 28 shtator, ora 13:00

Feronikeli-Drenica 5-0
Shënues:
Rexha 8’, 12’, Hoti 39’, Neziraj 54’, 64’

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!