Ylli portugez, Cristiano Ronaldo akoma nuk e ka të qartë, nëse do të zbresë ditën e nesërme në fushë, kundër Koresë së Jugut. Tekniku i luzitanëve, Fernando Santos deklaroi sot në konferencën për shtyp, se ende nuk e ka vendosur plotësisht nëse do të hedhë në fushë 5 herë fituesin e topit të artë.
“Të shohim. Në parim do të stërvitet dhe do ta kuptojmë nëse do të jetë në kushte optimale. Mund ta them nëse ka një shans 50/50 që ai të luajë, mund të them se ai është pjesë e grupit të gatshëm”,- deklaroi Santos.
Deri më tani, Santos vuan mungesat e 2 mbrojtësave Nuno Mendes e Danilo, si dhe anësorin e sulmit, Otavion. /i.m /abcnews.al