Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes, foli për kanalet zyrtare të klubit pas suksesit kundër Real Sociedad, i cili do t’i detyrojë ende Djajtë e Kuq të luajnë në play-off kundër një skuadre që përfundoi në vendin e tretë në Champions League.
Portugezi, megjithatë, duket se nuk ka frikë nga ndonjë kundërshtar mes Ajax, Barcelonës, Bayer Leverkusen, Juventus, Salzburg, Sevilla, Shakhtar Donetsk dhe Sporting:
“Nuk është problem. Ne jemi të lumtur që luajmë ndeshje të tilla. Jemi gati të luajmë kudo, jemi gati për të gjithë, por objektivi ynë kryesor duhet të jetë kampionati”. /G.D abcnews.al/