Fermerët po planifikojnë një protestë të re nesër në Bruksel. Sipas mediave belge vlerësohet se në sheshin Schuman dhe në rrugët përreth godinës së Këshillit ku do të mblidhen ministrat e Bujqësisë do të mbërrijnë rreth 300 traktorë.
Është hera e tretë që nga fillimi i vitit që fermerët protestojnë me traktorë. Më 1 shkurt mbi 1000 traktorë mbushën rrugët, ndërsa pati edhe incidente jashtë Parlamentit Europian.
Nesër pritet të mbahet një “protestë simbolike”.
/abcnews.al