Fermerët e Korçës: Prodhimi hidhet në lumë, konkuron patatja serbe

schedule15:38 - 10 Shkurt, 2018

schedule 15:38 - 10 Shkurt, 2018

Fermerët e Korçës janë drejt falimentimit.Ata protestuan ditën e sotme, pasi nuk gjejnë treg edhe pse prodhimin po e shesin nën kosto. Fermerët thonë se nuk i ndihmon shteti për të shitur produktet ndërkohë nga ana tjetër për prodhimet e huaja gjendet tregu. 

Tonelata patate dhe prodhime të tjera të fermerëve të fushës së Korçës kanë mbetur stok.

As ulja e çmimit te shitjes nen kosto dhe as cilesia, nuk i kane ndihmuar te gjejne treg.

Një pjesë e prodhimit ka filluar të kalbet, ndërsa ushqimi i gjedhëve me këto produkte, duket si alternativa e vetme, që kryesisht patatet të mos përfundojnë në lumë.

Në prag të falimentimit ata thonë se nuk i përballojnë kostot e mbjelljeve të reja.

Protesta e tyre u bë paraditen e së shtunës. Fermerët presin një zgjidhje për t’iu mundësuar shitjen e prodhimeve.