Se Koeman nuk do të vazhdojë të jetë trajner i Barcelonës sezonin e ardhshëm të gjithë e dinë, tani gjëja e vështirë është të dihet se kush do të jetë zëvendësuesi i tij.
Edhe pse ka shumë zëra që vendosin Xavi Hernandez si trajner të Barçës, e vërteta është se ai nuk është një opsion që Joan Laporta pëlqen shumë.
Ish-futbollisti i katalanasve aktualisht ka veton e presidentit, pasi ka qenë kandidat për stolin e Victor Font, rival në zgjedhjet për president të klubit.
Siç zbulon TodoFichajes, Erik Ten Hag është propozimi i Laporta për të zëvendësuar Koeman. Trajneri aktualisht mban franat e Ajax, me të cilin ai përfundon kontratën e tij në 2023.
Holandezi e di stilin e lojës së katalanasve si edhe disa anëtarëve kryesorë të ekipit, siç është Frenkie de Jong, të cilin e kishte nën komandën e tij jo shumë kohë më parë.
Pasi të zgjidhen problemet serioze financiare, Barcelona mund të përpiqet të arrijë një marrëveshje me Ajax. /abcnews.al/