Ferhati: Vendi nuk mund të ngelet peng i protestave të opozitës

schedule20:30 - 3 Korrik, 2019

schedule 20:30 - 3 Korrik, 2019

Teksa në studion e Mirela Milorit deputetja socialiste Klotilda Ferhati diskutonte për dialogun mes opozitës dhe mazhorancës për reformën zgjedhore, ka qenë kryetari demokrat Lulzim Basha që në një transmetim të drejtpërdrejtë njoftoi mbajtjen e një proteste kombëtare të hënën e 8 korrikut, pas takimit që ky i fundit pati me kryetarët e degëve.

Dhe në këtë kontekst deputetja socialiste u shpreh se vendi nuk mund të ngelet peng i protestave të opozitës, që janë me militantë të PD dhe LSI. Sipas saj opozita nuk mund të marrë pushtetin me protesta, por vetëm nëpërmjet votës.

“Forumi i PS është besimi nëpërmjet votës dhe nuk e shoh forcën time te dobësimi i kundërshtarit. Këta shkatërruan ëndrrat e elektoritit të vet, por përkeqësoi ekonominë e vendit dhe të shqiptarëve. Nuk mund të ngelet vendi peng i protestave të opozitës se ato kanë militanëtë të PD dhe LSI.

Nuk mundet me protesta partitë e opozitës që kanë bojkotuar dialogun parlamentar e partiak të kërkojnë pushtet jo nëpërmjet votës, po nëpërmjet mjeteve jo demokratike. Nëse kërkojmë dialog dhe përgjigja është protestë a mund të bëhet dialog?

61 bashkitë nuk i morëm na i besuan shqiptarët se respektuam demokracinë, sistemin zgjedhor dhe në fund të ditës arritëm në një situatë atipike, tensione, protesta, molotov, dhunë dhe prapë triumfoi demokracia. PS ndikoi që procesi i zgjedhjeve të 30 qershorit të kryhej sipas parimeve të demokracisë se nëse dikush tenton të marrë pushtetin, duhet ta marrë në kutinë e votimit”.

Zërat për manipulim të pjesëmarrjes në votime, Ferhati i quan të gënjeshtërt për të zbehur 30 qershorin, q ëu votua duke rrëzuar  alibinë e opozitës për përplasje.

“Këta janë zëra për të zbehur atë që në 30 qershor u votua dhe ranë poshtë të gjitha alibitë e opozitës për përplasje. Janë të gjitha fiktive, të stisura qët ë pengohej një proces demokratik si 30 qershori”. /abcnews.al