Sipas Mail Online, Sir Alex Ferguson është shumë optimist për performancën e Eric ten Hag. Burime pranë trajnerit të madh thonë se 81-vjeçari skocez është “i kënaqur” me punën e holandezit dhe po demonstron mbështetjen e tij duke ndjekur ndeshjet jashtë fushe të klubit.
Sir Alex Ferguson është ende në Bordin e Drejtorëve të United. Si trajner, ai kaloi 26 vite te gjata te Manchester United, duke fituar 38 trofe, që ishte periudha më e suksesshme në histori.
Skocezi u pensionua në vitin 2013 dhe Djajtë e Kuq nuk kanë fituar ende një titullin e Premier League në dekadën e fundit. /G.D abcnews.al/