Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj thotë se Sali Berishës i ka mbaruar koha politike.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Xhaferaj u shpreh se nga PD, ndër vite janë larguar një kontigjent i madh personash, për shkak të drejtimit të gabuar nga Berisha.
“Unë personalisht, për kohën që kam bashkëpunuar me të, kam pasur dëshirë dhe kam dëshirë që t’i facilitohet non grata. Por ne jemi në PD që kjo parti t’i fitojë zgjedhjet dhe Sali Berishës, nuk është problemi i non gratës, nuk është problemi raporti që ka me drejtësinë, problemi kryesor është që i ka mbaruar koha politike. Nuk kam pasur pretendime të jem në këtë listë, nuk kam dashur t’i gënjej njerëzit. Çdo të thotë, i ka mbaruar koha politike? Fillojmë që nga viti ’92. Berisha drejtonte PD dhe erdhi në pushtet me 65 përqind të votave. Na erdhi ligji për pronën, që Berisha thotë gabua, I erdhi mundësi në 2005-2013 për ta korrektuar dhe nuk e korrektoi. Këtu kemi një kontigjent, që e kanë lënë PD. Vijmë me firmat piramidale. Këtu janë disa të djathtë, që nuk ia falën dhe u larguan nga PD. Kjo bëri që megjithëse kishim qeverisje shumë të keqe të Fatos Nano, 2003-2005, PD erdhi në pushtet, por nuk erdhi me 65 përqind, me votat popullore fitoi e majta, erdhi si pasojë e lojës që bëri LSI. Në 2005-2009 qeverisëm shumë mirë, por pastaj erdhi aleanca me LSI, që prodhoi 21 Janarin dhe me futjen e LSI me pothuajse 40 përqind të qeverisë, ishin me dhjetëra e dhjetëra demokratë, profesionistë shumë të mirë, që në atë kohë në PD, qarkullonte shprehja, të raftë LSI. U rrafshuan të gjithë nga puna, edhe një kontigjent tjetër që ikën.
Pastaj vijnë zgjedhjet e 2017, imponoi Lulzim Bashën në krye të PD. Humbëm zgjedhjet, investoi të mbante Lulzim Bashën. Nuk e kishte sjellë Lulzim Bashën që PD të fitonte zgjedhjet, e kishte sjellë Lulzim Bashën që PD të mbronte interesat e tij, kjo ishte arsyeja që edhe në 2021, investoi për të mbajtur Lulzim Bashën. Dhe filloi të merrej me Lulzim Bashën, vetëm kur Lulzim Basha u bë me të. Nuk mund t’i mashtrosh pafund, është edhe një kontigjent tjetër që nuk ia fal këtë. Në 2023 krijoi foltoren, aty ishte një moment kthese, sse nuk durohej qeverisja e Edi Ramës, dhe të gjithë u bashkuam për një agjendë parlamentare. Unë nuk i kam shkuar në asnjë mbledhje të Këshillit Kombëtar, kam shkuar vetëm brenda Parlamentit. Gjithmonë kam pasur dyshimet që ky rikthim, bëhet vetëm për interesa personale. Unë në PD kam qenë sa herë ka pasur mbledhje të Grupit Parlamentar, por asnjëherë në mbledhjet e Këshillit Kombëtar”, theksoi ai./abcnews.al