Fenomeni i radhës, Ronaldinho: Nuk ka frikë askënd, më kujton Ronaldon

schedule09:13 - 27 Janar, 2020

schedule 09:13 - 27 Janar, 2020

Gabriel Matinelli është surpriza më e bukur e Arsenalit për këtë sezon. 18-vjeçari italo-brazilian po paraqitet mirë dhe po shënon gola. Deri tani ia ka dalë të realizojë 10 gola dhe Ronaldinho nuk i kursen elozhet për të.

Në një prononcim për The Mirror, legjenda braziliane e krahason djaloshin e artë të Arsenalit me Ronaldon dhe shpreson që ai të ndjekë rrugën e fenomenit duke u bërë lojtari më i mirë në botë.

Ne brazilianët jemi shumë të lumtur për Martinellin dhe të ardhmen e tij. Të kesh talent është një gjë, por të kesh besimin që ka ai te vetja në moshën 18-vjeçare është diçka tjetër. Më kujton Ronaldo fenomenin. Në sezonin e tij të parë në Europë shënoi 30 gola dhe njerëzit pyesnin: ‘Kush është ky brazilian 18-vjeçar?’

I pëlqente të luante me topin dhe të nisej drejt portës kundërshtare pa frikë prej kujt i dilte përballë. Shoh të njëjtat cilësi te Martinelli. Gabriel dëshiron të ketë topin dhe të shënojë gola. Ronaldo u bë futbollisti më i mirë në botë, mendoj se ky është edhe objektivi i Martinellit“, deklaron Ronaldinho. /abcnews.al

 

Gabriel Martinelli

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!