Fenomeni i pazakontë, rrugët e këtij qyteti mbushen me peshq, bien nga qielli si shi

schedule15:24 - 23 Shkurt, 2023

schedule 15:24 - 23 Shkurt, 2023

Peshq të gjallë kanë rënë si shi në një qytet të izoluar australian që është “përmbytur” katër herë në 30 vitet e fundit. Incidenti më i fundit ndodhi në vitin 2010.

Peshqit ranë në qytetin e vogël të Lajamanu, një komunitet i vogël në Territorin Verior të thatë të Australisë.

“Pashë një stuhi të madhe që po i afrohej komunitetit tim dhe mendova se ishte shi,” tha për ABC News Andreë Johnson Japanangka, një banor i qytetit. “Por kur filloi të bjerë shi, pashë peshk që binin”, shtoi ai.

Ihtiologu i Muzeut të Queensland, Geoff Johnson, zbuloi se “shiu” ra natën dhe njerëzit i panë në mëngjes, të shpërndarë në të gjithë qytetin. Shumë nga peshqit ishin gjallë.

Deri më tani, fenomeni nuk është shpjeguar. Qyteti u mbush me peshq në vitet 1980, 2004 dhe 2010. Herën e fundit që ndodhi, peshqit që ranë mbi qytet ishin me të njëjtën madhësi.

Lajamanu ndodhet shumë larg nga çdo trup i madh uji dhe në buzë të shkretëtirës. Një tjetër teori thotë se peshqit nuk ranë nga qielli, por arritën në qytet pas një përmbytjeje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!