“Më i forti nga të gjithë, me të cilin kam luajtur është padyshim Ronaldinho. Ajo që e pashë të bënte me topin është e pashpjegueshme. Pastaj vjen fenomeni Ronaldo. Nëse nuk do të ishte dëmtuar, do të kishte thyer çdo rekord.
I treti? Ndjehem në një situatë aspak të mirë tani sepse kam luajtur me njerëz shumë të mirë dhe lojtarë të fortë. Nga Shevchenko te Rivaldo, Seedorf, Pirlo, Totti etj, janë kaq shumë. Madje për një kohë mendoja se Pato mund të bëhej qendërsulmuesi më i mirë në botë. Nëse vërtet duhet të them një emër, unë do të zgjedh Totti. Ai e meriton”, ka përfunduar Cafu./h.ll/abcne
Ish-mbrojtësi i Milan-it, Cafu ka dhënë së fundmi një intervistë për mediet italiane ku ka folur për tema të ndryshme.
Për Cafu lojtari më i fortë me të cilin ka luajtur ka qenë padyshim Ronaldinho, ndërsa më pas sipas tij vijnë Ronaldo fenomeni dhe më pas Totti./ h.ll/abcnews.al