Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Fenomen” edhe jashtë fushe, Ronaldo martohet me modelen 15 vite më të re

schedule15:49 - 13 Janar, 2023

schedule 15:49 - 13 Janar, 2023

Legjenda e Brazilit, Ronaldo do të martohet për herë të katërt në moshën 46-vjeçare, pasi i propozoi të dashurës së tij modele gjatë pushimeve në Karaibe.

Ish-sulmuesi ikonik i Real Madrid dhe Interit dhe Celina Locks njoftuan fejesën e tyre me mesazhin romantik “Të Dua”. 32-vjeçarja bëri publike momentin në Instagram përpara fansave të saj dhe shkroi: “Po, pranoj! Të dua përgjithmonë!”



Një nga personat e parë që uroi çiftin e lumtur, të cilët po pushojnë në Republikën Domenikane, ishte ish-bashkëshortja e Ronaldos, Milene Domingues.

Celina bëhet gruaja e katërt në jetën e Ronaldos. 45-vjeçari ka pasur më parë lidhje bashkëshortore me Milene Domingues, Daniella Cicarelli dhe Maria Beatriz Anthony.

Prej vitit 2019, Ronaldo mban postin e presidentit të Valladolid, skuadrës spanjolle, ndërkohë që vitin e kaluar mori edhe pronësinë e klubit brazilian Cruzeiro./ h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!