Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është një ndër sulmuesit më të kërkuar në merkato. Fenerbahce pagoi vetëm 3.5 milion euro vitin e shkuar për firmën e tij, ndërsa tani, ka mundësinë të shumëfishojë fitimet.
Siç zbulojnë mediat turke, Fenerbahce ka refuzuar një ofertë në janar nga klubi i Premier League, Burnley, pasi po pret oferta edhe më të kënaqshme ekonomikisht nga klube si Lazio dhe Tottenham.
Si kryeqytetasit italianë, ashtu dhe londinezët, janë të interesuara për bomberin dardan. Në verë, parashikohen oferta si nga Igli Tare, ashtu dhe Jose Mourinho dhe duke parë rivalitetin e lartë, këto oferta mund t’i kalojnë 20 milion eurot. Muriqi ka 28 ndeshje në kampionat dhe në Kupën e Turqisë, duke shënuar 15 gola dhe duke asistuar 6 herë./abcnews.al