E ardhmja e Mesut Ozil, duket gjithmonë e më larg Arsenalit. Mediat po raportojnë prej muajsh se fantazisti 32 vjeçar do e mbyllë karrierën te Fenerbahce dhe as agjenti i tij, nuk e ka mohuar një gjë të tillë.
Në një intervistë për “Fanatik”, agjenti i Ozil, Erkut Sogut, ka hedhur dritë mbi të ardhmen e fantazistit turko-gjerman. “Mesut ka dhe një vit kontratë me Arsenal dhe ka vendosur ta çojë deri në fund.
Pas përfundimit të kontratës, ai, së bashku me familjen e tij, do të marrin një vendim. Transferim te Fenerbahce? Nuk është etike të përgjigje, është një çështje private”, u shpreh agjenti./abcnews.al