Studentë dhe aktivistë të shoqërise civile dolën në protestë përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës kundër dhunës dhe vrasjeve të grave në vendin tonë. Me moton “dhuna nuk ka justifikim”, ata i bënë thirrje grave të mos heshtin, por të denoncojnë rastet e dhunës.
Aktivistët e shoqërisë civile i bënë apel institucioneve shtetërore të reagojnë, ndërkohë që thanë se ndryshimet ligjore të ndërmarra në këtë drejtim për aq kohë sa mbeten në letër nuk e ndryshojnë situatën.
Vetëm gjashtë muajt e parë të ketij viti janë vrarë gjashtë gra.
Më të fundit janë Ardjana Shaholli nga Durrësi, e cila u godit për vdekje nga bashkëshorti pas një sherri banal dhe Xhuljata Çuni, e cila u vra, ndërsa po shkonte të jepte provimin e letërsisë./abcnews.al