Fëmijët testojnë njohuritë për rregullat e qarkullimit

schedule19:15 - 18 Maj, 2019

schedule 19:15 - 18 Maj, 2019

Vogëlushë të moshave nga 10-12 vjeç nga 11 qytete të Shqipërisë kanë testuar mes tyre njohuritë mbi sinjalistikën dhe rregullat e qarkullimit rrugor. Konkursi kombëtar Edukativ”Të sigurt mbi dy rrota” organizohet për të 9-in vit në Tiranë.

Sa e  njohin vogëlushët sinjalistikën dhe rregullat e qarkullimit? Për të nëntin vit radhazi kjo iniciativë informuese vjen në Tiranë përmes konkursit edukativ ““Të sigurt mbi dy rrota” . Fëmijë të moshës 10-12 vjec nga 11 qytete të vendit dëshmuan njohuritë e tyre.  Mysafirë të aktivitetit, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, si dhe drejtori i Policisë Rrugore, Mitat Tola. Për ministren Balluku, njohja dhe respektimi I rregullave që fëmijë, do bëjë që nesër ata të jenë qytetarë të informuar

Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë: “Jeni absolutisht drejtuesit më të mirë dhe ata që nesër do bëheni qytetar edhe më të mirë se ne sepse ju po mësoni që të vegjël sesi duhen respektuar rregullat e trafikut rrugor, sesa i rëndësishëm është për transportin që të gjithë të respektojmë të njëjtat rregulla dhe nga ana tjetër investimi më i madh që mund të bëj një vend është që të investoje tek fëmijët”.

Aktiviteti është pjesë e traditës evropiane të konkursit edukativ për trafikun evropian. Në konkursin e këtij viti, plot 2020 fëmijë konkurruan mes tyre./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!