Fëmijët nuk i dëgjojnë, prindërit shkojnë në prokurori: Dënojini!

schedule12:01 - 28 Maj, 2022

schedule 12:01 - 28 Maj, 2022

Mosha e adoleshencës është shumë e vështirë për tu menaxhuar. Kjo ka bërë që shumë prindër të kenë probleme me fëmijët e tyre.

Sipas medias greke Protothema, shumë prej adoleshentëve nuk i dëgjojnë prindërit dhe largohen nga shtëpia, madje arrijnë deri te përdorimi i drogës apo vjedhja.

Kjo gjë është kthyer në një fenomen shqetësues në qytetin e Greqisë, Volos, sa që ka bërë që shumë prindër të detyrohen t’i denoncojnë në Prokurori. Ka pasur edhe nga ata që kanë kërkuar për t’i dënuar, shkruan abcnews.al.

Ndërkohë, prokurori rekomandon që prindërit të vizitojnë psikologët e fëmijëve ose këshilltarët e familjes, megjithëse mjedisi familjar ku ata rriten luan një rol të rëndësishëm në edukimin e fëmijëve, ndërkohë që edhe trashëgimia luan një rol në sjelljen e adoleshentëve./abcnews.al