Fëmijët më të rrezikuar nga Covid-19 në Brazil, shumica nuk diagnostikohen

schedule15:12 - 30 Qershor, 2021

schedule 15:12 - 30 Qershor, 2021

Sipas një njoftimi nga ministria e shëndetësisë braziliane, 1.122 fëmijë nën moshën 10 vjeç kanë humbur jetën nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë.  Studiuesit nga organizata globale e shëndetësisë Vital Strategies, tha se janë raportuar 2,975 viktima më shumë që nga fillimi i pandemisë në krahasim  me 2018 dhe 2019.

Organizata thotë se ka të ngjarë që shumica dërrmuese e këtyre viktimave të jenë për shkak të Covid-19. Brazili ka regjistruar numrin më të lartë të viktimave të fëmijëve- 10 fish më shumë.

Në Shtetet e Bashkuara, i vetmi vend në botë me një numër zyrtar më të lartë të vdekjeve se Brazili, kanë vdekur më pak fëmijë nga Covid-19 . Rreth  382 amerikanë nën moshën 18 vjeç kanë humbur jetën nga Covid-19, sipas të dhënave të CDC.

Fëmijët janë lënë pas dore në fillim të pandemisë dhe kjo ka ndikuar në rritjen e numrit të viktimave, sipas një pediatri. Shumica e fëmijëve u diagnostikuan  me Covid pasi shfaqën simptoma të tilla si: rrufë, kollë, ethe. s.ba/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!