Fëmijët lezhjanë shpërndajnë 1 mijë mesazhe për të buzëqeshur

schedule19:22 - 8 Prill, 2022

schedule 19:22 - 8 Prill, 2022

Lezha ka kthyer ne tradite Diten e Buzeqeshjes. Jane femijet e klases se 5-te ne shkollen “Beselidhja” qe per te pestin vit radhazi dhuruan buzeqeshje per qytetaret lezhjane. Pak muzike nga artistet e vegjel dhe pak recitim qe i pershtaten nje dite te tille.

Keta femije sebashku me mesuesit kishin pergatitur pergamena me shprehje per buzeqeshjen qe i kane shperndare neper qytet duke u kerkuar te gjitheve qe te dhurojne vetem buzeqeshje. Mesuese Lulezime Celami e cila eshte ideatore dhe realizuese e ketij aktiviteti qe perfshin te gjithe qytetin tha se duan qe te japin sa me shume momente gezimi dhe per ta bere kete dite nje ngjarje te rendesishme.

Biblioteka e qytetit dhe prinderit kane mbeshtetur kete nisme, qe sipas drejtuesve te saj eshte mese e nevojshme sidomos ne keto dite dhe keto momente.

Me dhuro nje buzeqeshje, ishte kerkesa e femijeve ne institucione, biznese e ne rruge duke ngjallur vertete buzeqeshje dhe argetim. Jane me shume se 1 mije mesazhe qe u jane percjelle te gjithe lezhjaneve ne Diten e Buzeqeshjes qe shihet edhe si nje argetim dhe shprese per vete femijet. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!