Fëmijët i gjetën të vrarë, ky është 56-vjeçari që i mori jetën gruas me sopatë e më pas u vetëvar

schedule19:46 - 7 Qershor, 2021

schedule 19:46 - 7 Qershor, 2021

Ky është 56-vjeçari Qemal Bici, i cili pasditen e së hënës i mori jetën bashkëshortes së tij dhe më pas u vetëvar. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Dragostunjë të  Librazhd, për shkaqe që ende nuk dihen.

Bici dyshohet se i ka marrë bashkëshortes Menturie, rreth 53 vjeçe, jetën duke e qëlluar me një sopatë edhe më pas ka varur edhe veten.

Në momentin e ngjarjes, fëmijët nuk kanë qenë të pranishëm por kur kanë ardhur e kanë gjetur nënën të vrarë ndërsa babin të varur tek pema. s.b/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!