Fëmijët agresivë, ekspertja Koçibellinj: Kopjojnë modelet e rrjeteve sociale apo komunikimit në familje

schedule18:34 - 19 Nëntor, 2024

schedule 18:34 - 19 Nëntor, 2024

Gjuha denigruese dhe modelet e gatshme të rrjeteve sociale  po formojnë  fëmijë agresiv.   Shumë prej adoleshentëve  sipas specialistëve  për çështjet e edukimit   po rriten duke kopjuar dhe shumë të tjerë janë të papërgatitur  për të menaxhuar revoltën e tyre të brendshme. Në këtë pikë e para është familja.

“Model komunikimi që në familje, gjuhë fyese, denigurese se ti nuk di ta bësh, i ngjanë filanit, e krahason me dikë që nuk bën, pa e kuptuar se është pjesë e kulturës. Fëmijën e lodh në pavetëdije,  por vizivisht thotë do e kopjoj si model  se tërheq  vëmendjen. Njerëzit, për më tepër femijët e shohin botën me fjalët që përdorin”, tha specialistja e çështjeve të Edukimit, Suela Koçibellinj.

Ky është modeli që iu jepet pa iu shpjeguar, e shohim në smartin që mbajmë në dorë, në tv dhe askush nuk na e shpjegon se është për këtë arsye, ka këtë mangësi, që ky model ekziston dhe  promovohet,  por një model i tillë ka këto pasoja, fëmija  do ta kuptojë, nese si jepet ky informacion ai e kopjon. Nuk po i ndihmojmë për të gjetur një rrugë tjetër ndërveprimi për të zgjidhur konfliktin, instikti, është ose mbrohu ose sulmo.”

Baza  për ndërtimin e një individi,   mekanizmat  për menaxhimin  e konfliktit dhe emocionet  sipas specialisteve  vendosen deri   në moshën gjashtë vjeç. Në të 13 –ata  konsolidohet informacioni  i marrë. Me adoleshencën, ndikimi më I madh vjen nga mjedisi  që e rrethon.  Këtu  roli i shkollës është  i pazëvendësueshëm.

“Shkolla ka nevojë të shohë në  vazhdimësi cilët janë fëmijë  që ose  izolohen ose bëhen agresiv, bien në mësime, bëhen më të rrëmbyeshëm emocionalisht. Këto janë sjelle për alert, janë pjese e rritjes, por nuk do të thotë që  mësuesi, oficeri I sigurisë, polici të jenë neglizhent. Duhet të monitorojnë rastin, të kenë raport  sa herë ka pasur probleme. Nuk ka njeri të thotë erdhi për herë të parë, jo, thjeshtë është neglizhuar”, tha më tej ajo.

Në Shqipëri  sipas  raporti  të Organizatës Botërore të Shëndetësisë  afro një në katër  djem 11 vjeç dhe 10% e 15-vjeçarëve janë përfshirë në një konflikt fizik të paktën tre herë vitin e fundit.  Më të vegjlit sipas  studimit  bëhen më shpesh pjesë e konflikteve. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!