Fëmijë që po lindin foshnje, mjekja në “ABC e Mëngjesit” për rastin në Mallakastër: Adoleshentja dhe bebja janë me fat që janë mirë

schedule11:58 - 16 Shtator, 2024

schedule 11:58 - 16 Shtator, 2024

Në emisionin “ABC e Mëngjesit” në “ABC News”, mjekja gjinekologe Edlira Bylykbashi, foli për rastin e 15-vjeçares nga Fratari i Mallakastrës, që solli në jetë një fëmijë, në ditën e parë të shkollës, në tualetin e banesë së shtëpisë së saj.

Mjekja shpjegoi se si ndikojnë raste të tilla, ndërsa tha se një lindje në kushte shtëpie mbart me vete rrisqe të mëdha.

“Duke pasur parasysh që 15-vjeçaret ende nuk janë formuar në momentin e lindjes mund të shoqërohen me çarje. Por kanë qenë me fat. Edhe foshnja ka qenë jetëgjatë, pasi në momentin që kordoni nuk pritet shtohet rreziku. Por fatmirësisht sot janë mirë. Adoleshentja dhe bebja janë me fat që janë mirë”, tha ajo.

Gjithashtu gjatë kësaj interviste mjekja këshilloi që adoleshentja të vazhdojë të jetë nën kujdesin e psikologëve.

“Në shumicën e rasteve fëmijët lihen tek shtëpitë e fëmijës. Ndoshta vajza duke menduar se do t’i japë një mjedis, duke ditur edhe vështirësitë ekonomike, ka menduar atë si diçka më të mirë”, tha ajo.

Nëna dhe foshnja, që lindi 2.3 kg, gëzojnë shëndet të mirë. E marrë në pyetje më herët nga policia, e mitura ka deklaruar se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 31-vjeçar. Ky i fundit është në kërkim nga uniformat blu.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!