Fëmijë jetimë në Brazil, sfilojnë para familjeve që duan të adoptojnë

schedule11:40 - 1 Qershor, 2019

schedule 11:40 - 1 Qershor, 2019

Polemika të shumta në Brazil pas një sfilate ku fëmijë dhe adoleshentë jetimë kanë parakaluar para familjeve që kërkojnë të adoptojnë. Para se të ngjiteshin në skenë ata janë veshur mirë dhe janë lyer nga profesionistë në fushën e estetikës.

Në një pasarelë të vendosur në një qendër tregtare të Kuiaba, Brazil, sfiluan fëmijë dhe adoleshentë jetimë, të moshës nga 4 deri në 17 vjec; përballë një publiku të përbërë nga prindër që duan të adoptojnë. Iniciativa ka shkaktuar shumë polemika në vend për shkak të trajtimit të të miturëve si kafshë shtëpiake apo skllevër në ankand, si raportojnë media të ndryshme në vend. Kandidati për zgjedhjet presidenciale në vend Guilermo Boulos e cilësoi iniciativën si një perversitet të pabesueshëm me pasoja shkatërruese

“Një sfilatë që ngjan me një panair të vjetër skllevërish, ku zotërinjtë shihnin dhëmbët e afrikanëve dhe verifikonin gjendjen fizike në mënyrë që më pas rë negocionin për cmimin. Ishte ky komenti I Eduardo Mahlon, I cili theksoi se nga një panair I ngjashëm në vitin 2016, vetëm dy adoleshentë kishin gjetur një familje adoptuese.

Një ish deputete, Manuela d’Avila, dënoi ekspozimin e fëmijëve në pasarelë duke thënë se ata janë plot ëndrra dhe dëshira, dhe në pritje që dicka mund  të ndodhte më pas. Dhe një fëmijë nuk duhet dashur fizikisht. Komisioni për fëmijët dhe adoleshentët që organizoi eventin, ka mbrojtur sfilatën duke thënë se kjo iniciativë shërben që prindër potencialë të takojnë fëmijët dhe të kenë më shumë informacione për adoptimin. Ndërsa për fëmijët kjo nënkupton një ditë ndryshe, ku mund të vishen mirë dhe të sfilojnë.

Para se të hipnin në skenë, fëmijët janë krehru dhe lyer duke u veshur nga profesionistë të sektorit estetikë, të mbështetur nga dyqane dhe firma për fëmijë. Pavarësisht këtyre implikimeve komerciale, sfilata ishte miratuar më parë nga gjykatësi për të mitur Gleide Bispo Santos si dhe ka marrë mbështetjen e komisionit për fëmijërinë dhe rininë. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!